Programi i Transparencës
Hyrje

Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi ASHS

Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të ASHS

Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

Shërbimet që ofrohen nga ASHS

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të ASHS

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga ASHS

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga ASHS

Bazuar në nenin 7, të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Agjencia e Shërbimit të Sporteve (në vijim “ASHS”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). ASHS publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT të ASHS janë specifikuar kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë do të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të ASHS. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionitASHS vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga ASHS.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, ASHS mban parasysh interesin e publikut si dhe mundëson aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

  • Adresa: Rr. Liman Kaba, Ish kompleksi sportiv Dinamo, Tiranë.
  • Orari zyrtar: Hënë – Premte: 08:00 – 17:00
  • Telefon: +355 (2) 465762
  • Email: [email protected]

Formulari për kërkim informacioni

logo

Rr. Liman Kaba, Ish kompleksi sportiv Dinamo, Tiranë.

Orari zyrtar:
Hënë – Premte: 08:00 – 17:00

REGJISTROHU TANI

Informohuni me lajmet tona me te fundit

Agjencia e Shërbimit të Sporteve © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara