Asambleja e 27-të e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Asambleja e 27-të e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar e zhvilluar te shtunën ne Tirane zgjodhi kater anetaret e rinj te KE-se, tre anetarët themelues te Arbitrazhit Sportiv Shqiptar(KAS), miratoi ndryshimin e logos te KOKSH-it si dhe nderoi dy figura si Gazmend Çaçi dhe Gjergj Ruli.

Asamblene e hapi presidenti z.Fidel Ylli, i cili i beri nje paragitje te gjithe punes se Komitetit Olimpik nga takimi i fundit me familien olimpike si dhe renditi synimet institucionit per 2023-in. Më pas u kalua te miratimi i logos se re te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar. Gerti Shima dhe Luiza Gega patën nderin ge tê vlerësoine me “Urdhrin Olimpik” dy sportiste te medhenj ne basketboll dhe atletike si Gazmend Çaçi dhe Gjergj Ruli.

Asambleja me 58 votues, me pas zgjodhi tre anetaret themelues te KAS-it shqiptar, te cilet jane: Skënder Kaçupi(47 vota pro), i cili ishte propozuar nga komisioni i sportistève, Eralda Cani (50 vota pro) e propozuar nga Federatat Sportive de Marana Semini (46 vota), e cila vinte si kandidature nga thirria publike.

Ne fund tè asamblese u zgjodhen edhe kater anetare te KE-se me mandat deri ne 2025-en, te cilet jane: Alfred Tahiraj (37 vota), Dritan Shakohoxha (44 vota), Julinda Dhame (49 vota) dhe Tonin Binoshai (41 vota) Asambleja Zgjedhore pèr nga organizimi, mbarèvajtja dhe transparenca ishte model, e pakontestuar nga garuesit dhe eshte ndjekur “live” nga çdo cep i Botës, nepermiet platformes “SportALB”.

Previous Arjeta Rade medalje e bronzte në Europianin e peshëngritjes
logo

Rr. Liman Kaba, Ish kompleksi sportiv Dinamo, Tiranë.

Orari zyrtar:
Hënë – Premte: 08:00 – 17:00

REGJISTROHU TANI

Informohuni me lajmet tona me te fundit

Agjencia e Shërbimit të Sporteve © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara